Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Edon Zhegrova, Arinanet Muric dhe Florent Muslija janë rikthyer në listën e Kosovës për ndeshjet e tetorit që zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve.

Marketing

Ka qenë Federata e Futbollit e Kosovës që kishte njoftuar se për arsye disiplinore janë larguar tre futbollistë nga grumbullimi.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët”, ishte thënë në reagimin e tyre.

“Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata”. 

Në publikimin e listës për ndeshjen ndaj Lituanisë dhe Qipros, u publikua edhe një letër e përbashkët nga tre lojtarë që kërkojnë falje për veprimet e tyre.

“Të nderuar: Bashkëlojtarë, trajner, Federatë dhe mbi të gjitha tifozë të Kombëtares së Kosovës”, fillon letra e tyre e përbashkët.

“Po u drejtohemi me këtë letër për t’u thënë se kemi bërë një gabim dhe nuk i kemi ndjekur rregullat e ekipit kombëtar!”.

“Për këtë, ne dum t’i kërkojmë falje, trajnerit, bashkëlojtarëve, federatës dhe tifozëve”.

“Ne duam të luajmë për shtetin tonë dhe gjithmonë do të bëjmë më të mirën në të ardhmen”, përfundon reagimin i tyre së bashku me nënshkrimet e vendosura.

Marketing