Zhernovski: Presim datë për negociata me BE-në në qershor

Para Komitetit të Përzier Parlamentar, i cili në Strasburg e mban mbledhjen e 16-të nën kryesimin e përbashkët me Alojz Peterle nga EPP, Slloveni dhe Goran Milevski nga Partia Liberale Demokratike, para deputetëve evropian dhe delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, fjalim kishte ministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, njofton korrespodenti i MIA-s në Strasburg.

Marketing

Duke iu falënderuar anëtarëve të Komitetit të Përzier Parlamentar, RMV-BE, Zhernovski tha se “jemi krenar për të arriturën dhe perspektivat që i hapëm për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Të vetëdijshëm jemi se para nesh ekziston shumë punë, por suksesi i deritanishëm na jep optimizëm se do të arrijmë të plotësojmë përcaktimet tona strategjike”.

Zhernovski më tutje theksoi se në vitin e kaluar Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur të bëjë përparim të dukshëm në plotësimin e qëllimeve strategjike, respektivisht anëtarësimin në NATO dhe BE.

“Presim përcaktimin e datës konkrete për negociata të vendit tonë me BE-në, nga ana e Këshillit të BE-së, në qershor të këtij viti. Rreziku nga shtyrja e sjelljes së këtij vendimi do të thotë humbje e momentit, i cili ishte ndërtuar me përpjekje të mëdha nga ana e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të thotë sinjal dekurajues për shtetin dhe do ta ngadalësoj procesin reformues, dhe do të krijojë pasiguri për krijimin e mundësive të reja.

Nga ana tjetër, hapja e negociatave do të thotë vazhdim i prodhimit të lajmeve të mira, investim në stabilitet dhe prosporitet në BE, demonstrim të kredibilitetit dhe përkushtim drejt vlerave themelore të BE-së. Kjo nuk do të thotë anëtarësim, por fillim të një udhëtimi më të gjatë që do të kontribuojë drejt transformimit thelbësor të shoqërisë”, tha zëvendësministri Zhernovski.

Më tej, ai theksoi se konsolidimi i Bashkimit Evropian mund dhe duhet të zhvillohet paralelisht me konsolidimin e Ballkanit.

“Për ne, Evropa do të thotë shumë më shumë sesa vetëm bashkim, sesa vetëm rritje dhe siguri ekonomike. Për ne, Evropa do të thotë të jetojmë në shoqëri moderne, të barabartë dhe të hapur, me standarde të qarta demokratike, ku mbizotëron drejtësia, ku lulëzon solidariteti, ku funksionojnë gjykata më të mira, dhe ku të drejtat janë të barabarta për të gjithë”, potencoi Zhernovski.

Në rekomandimet që eurodeputetët së bashku me deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duhet t’i miratojnë, deri të cilat erdh korrespondenti i MIA-s, rekomandohet fillimi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut këtë vit, për anëtarësim në NATO.

Në dokumentin që do të miratohet në fund të kësaj mbledhje, është konstatuar përparim në fushat kyçe në sundimin e së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës, reformat në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, që paraqet bazë solide për raportin e ardhshëm e Komisionit Evropian dhe do të sigurojë klimë pozitive para samiteve të qershorit në Këshillin e BE-së.

Kjo u potencua edhe nga fjalimet e përfaqësuesve të institucioneve evropiane të Komisionit Evropian, si dhe në fjalimin, ku theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet para një momenti të rëndësishëm, duke pasur parasysh se në qershor pritet vendim i rëndësishëm në këshillin e ardhshëm evropian për hapjen e negociatave.

Përfaqësuesit e BE-së konstatuan përparim në reformat, duke theksuar se në të njëjtat janë përfshirë edhe një pjesë e madhe të rekomandimeve të tyre, duke e përshëndetur politikën e fqinjësisë së mirë, duke potencuar Marrëveshjen e Prespës si shembull për lidership dhe guxim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Ata me këtë rast konsiderojnë se është e nevojshme zbatim konsekuent të ligjeve, lufta kundër korrupsionit, hetimi i akuzave për nepotizëm gjatë punësimit dhe dalja e përgjegjësve para drejtësisë. Përfaqësuesit e BE-së, gjithashtu kërkoi bashkëpunim, dialog dhe përcaktim të opozitës dhe pushtetit për çdo çështje të rëndësishme strategjike për integrimet euroatlantike të vendit.

Marketing