Ballina Lajme Botë Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Guterres: Koha po ecën

Zhvillimet në Lindjen e Mesme, Guterres: Koha po ecën

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Lindjen e Mesme.

Marketing

“Zjarret e furishme në Lindjen e Mesme po bëhen shpejt një ferr”, u tha delegatëve Guterres.

Ai thotë se që nga java e kaluar, gjërat kanë vazhduar të shkojmë edhe më keq.

Ai i përshkruan sulmet ajrore izraelite në të gjithë Libanin si “të pamëshirshme”. Ai flet për një armëpushim të përkohshëm të propozuar, por thotë se Izraeli e hodhi poshtë këtë dhe u shtoi sulmet.

Paqeruajtësit e OKB-së mbeten në pozicion, thotë ai, dhe “flamuri i OKB-së vazhdon të valojë pavarësisht kërkesës së Izraelit për t’u zhvendosur”.

Ai gjithashtu tha se “Unë përsëri e dënoj fuqishëm” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Guterres shton se është “absolutisht thelbësore të shmanget lufta e gjithanshme në Liban” dhe thotë se do të kishte “pasoja të thella dhe shkatërruese”.

“Koha po ikën”, tha ai ndër tjera. Poashtu, bëri thirrje për armëpushim, shkruan BBC.

Marketing
Exit mobile version