Zhvillimet në M-NAV, katër persona janë sjellë sonte në Gjykatën Penale

Prokuroria Publike ka bërë të ditur se 4 të dyshuarit për ngjarjet në M-NAv ndodhen në Gjykatën Penale të Shkupit, por nuk specifikojnë për sa persona janë të përfshirë dhe thonë se janë në pritje të propozimit që do ta bëjë Prokuroria dhe më pas personat do të sillen para gjykatësit. për procedurat paraprake

Marketing

Nga Prokuroria Publike informojnë se po ndërmerren veprime për zbardhjen e rastit.

“Prokuroria Themelore Publike – Shkup gjatë ditës pret kallëzim penal nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa për procedurën e mëtutjeshme në mënyrë përkatëse do ta informojë opinionin.”, thonë nga press shërbimi i PP-së.

Ministria e Punëve të Brendshme mbrëmë njoftoi se pas depërtimit në Navigacionin e Maqedonisë, katër persona të lidhur me ngjarjen ndodhen në stacionin policor dhe me ta janë duke u zhvilluar bisedime zyrtare.

Për momentin nuk dihet zyrtarisht numri i saktë i personave që kanë hyrë në Navigacion, por sipas asaj që dihet deri më tani nga njoftimet e MPB-së, me siguri bëhet fjalë për tetë persona.

MPB-ja sot informoi se në stacionin policor ndodhet edhe kryetari aktual i degës së BDI-së në Çair dhe punonjës i Navigacionit Maqedonas (M-NAV), Bekim Neziri, me të cilin po bëhet intervistë zyrtare.

Marketing