Ziadin Sela mes dorëheqjes dhe rezistencës

Koment : TetovaSot

Marketing

E harroi dorëheqjen.Do provojë për të shtatën herë ta mund BDI-në.Edhe nëse atë dorëheqje e jep para organeve partiake , ka të ngjarë të jetë e përgatitur deri në perfeksion që të rizgjidhet sërish sic ndodhë rëndom tek gjithë Kongreset e partive shqiptare që ose nuk kanë një kundër kandidatë ose nuk kanë asnjë kundër rizgjedhjes.

Në mentalitetin shqiptar përgjegjësia e humbjes politike nuk ekziston.E vërtetuar tashmë është se partitë e dyta të dala në zgjedhje, nuk janë rimëkëmbur kurrë.Në zgjedhjet e rradhës ato i kanë humbur mijëra vota dhe kanë shkuar drejt shuarjes.
Partitë shpesh janë ndarë në fraksione dhe kanë humbur peshën politike të veprimit.
Sela i cili të sigurtë i ka vetëm tetë deputetët e tij , ka paralajmëruar një lloj dorëheqjeje por mbase i bindur se do ia dalë sërish të mbetet në kreun e partisë .Asnjë lider i partive shqiptare nuk është hequr përmes Kongresit sepse të tilla Kongrese kanë qenë të orkestruara që më herët .Vetëm formalisht janë mbajtur .

Por Sela tashmë ka marrë ” guximin” e rezistencës dhe këtë e vërtetoi dje në një deklaratë të tij duke konfirmuar njëkohësisht se do jetë ai që do drejtojë frontin opozitarë .Sela shpalli këtë rezistencë kundër pushtetit për të treguar se dorëheqja nuk është në kokën dhe planet e tij.
Sela që deri tani asnjë betejë s’ka fituar me palën maqedonase sepse nuk mbahet mend të ketë bërë dicka madhështore për shqiptar me kaq vite në politikë , mes funksionesh të shumta personale , betejën do që ta bëjë me partinë e Ahmetit.Këto ” zëra” të fuqishëm që burojnë nga “heroizmi” i tij partiak , nuk mund ta mbulojnë humbjen serike të tij dhe ai po e vërteton si gjithë të tjerët politikanë shqiptarë se po mori drejtimin e partisë nuk e lëshon atë me asnjë çmim.Sela për BDI-në është një lajm i madh sepse me ndihmën e tij do rradhisë fitoret e tjera që do vijnë .

Marketing