Ziberi: Premtimi i Zaevit, ligj për amnisti ose falje nga Presidenti!

Kompromisi për faljen e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që mbështesin ndryshimet kushtetuese, ishte opsioni për arritjen e 80 votave në Kuvend por e njëjta do të ketë pasoja, thotë juristi Naser Ziberi.

Marketing

Ai druan se lirmi i deputetëve që u ngarkohet akuza për natën e dhunshme të 27 prillit, bie ndesh me konceptin e Qeverisë për ndarje të pushtetit nga partia. Sipas tij, paralajmërimi i kryeministri Zaev për krijimin e komisioneve parlamentare, është shenja e parë dhe e qartë për krijimin e ligjit për amnisti.

Por Ziberi druan se për amnisti të plotë, do të duhet të pritet së paku deri në zgjedhjet presidenciale, nëse shumica arrin që të këtë pozitë ta emërojë njeriun e vetë.

Ndërsa në deklaratën e mbrëmshme pas aprovimit të vendimit për fillimin e procedurës për ndryshimet Kushtetuese ai e konkretizoi se do të ketë formim të grupeve punuese dhe pastaj ideja e konkretizuar do të futet në parlament, që nënkupton ndonjë akt juridik në këtë rast ligj, me të cilin do të lirohen eventualisht aktorët e involvuar në ngjarjet e 27 prillit.

Sa i përket asaj se kur mundet të ndodhin aktet e lirimit nga përgjegjësia, ajo do të varet nga shumica parlamentare e cila i ka elementet e saja juridike apo ligjore, të cilat mund t’i ndërmerr në kuadër të qeverisë dhe Parlamentit.

“Ata veprime që janë jashtë çështjes së parlamentit janë çështje që duhet të vendosen mes institucioneve tjera, organeve gjyqësore dhe presidentit. Sigurisht që ky i fundit nuk është në këtë vijë dhe zgjedhjet presidenciale janë në prag, pas përfundimit të ndryshimeve kushtetuese, Maqedonia do të hyjë në fazën e zgjedhjeve presidenciale dhe në qoftë se shumica aktuale parlamentare arrin që të zgjedh kryetarë nga kryetarë të shtetit nga radhët e veta, atëherë do të fitojë edhe një instrument plus për arritjen e këtij qëllimi”, tha Zyberi për Alsat.

Marketing