Zidane pranon humbjen: PSG ishte më mirë se ne

Në ndeshjen e djeshme, Reali humbi ndaj klubit francez në “Parkun e Princave”, me rezultatin 3-0.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka pranuar që PSG ishte më mirë gjatë ndeshjes në fjalë.

Marketing

Dy gola të shënuar nga Angel Di Maria dhe goli i tretë i shënuar në momentet e fundit nga Thomas Meunier, bëri që gjiganti francez t’i fitojë tri pikë në kuadër të grupeve së Ligës së Kampionëve.

Tekniku francez tha se “Los Blancos”, nuk ishin në formën e duhur pasi nuk krijuan shumë shanse.

“Ishin më të mirë në të gjithë lojën, gjëja që më shqetëson më së shumti është intensiteti. Është vështirë nëse nuk fillon ndeshjen në nivelin e duhur. Janë të mirë në krijimin e shanseve, kjo nuk më shqetëson mua, por ta shoh klubin tim që nuk është në formën e duhur për këtë garë. Shënuam dy herë, por u anuluan nga VAR”, deklaroi ai.