Në burgun e Idrizovës dje pasdite ka shpërthyer zjarr në pjesën e vjetër të ndërtesës me çka janë thirrur njësite të zjarrfikësve, ndërsa një pjesë e të burgosurve janë evakuuar nga ndërtesa për shkak të rrezikut prej zjarrit.
Drejtori i burgut, Bobi Mojsoski, për “Makfaks” ka deklaruar se zjarri ka shpërthyer në pjesën e ku janë ruajtur batanije dhe dyshekë.
“Është vërejtur tym, me çka ka reaguar policia e burgut, së pari janë evakuuar të burgosurit të cilët për momentin kanë qenë brenda, dhe më pastaj është intervenuar për shuarjen e zjarrit. Janë thirrur edhe ekipe të zjarrfikësve, edhe pse ato kanë arritur shpejt, zjarri tashmë ishte shuar”, ka thënë Mojsoski.
Ai shtoi se policia do të vërtetojë shtesë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.