Ballina Lajme Maqedoni Zjarr në një restorant në Taftalixhe të Shkupit

Zjarr në një restorant në Taftalixhe të Shkupit

Zjarr në restorantin prapa Kadastrit afër Akademisë pedagogjike sot shpërtheu zjarr, me ç’rast është shkatërruar konstruksioni i kulmit.

Marketing

Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit intervenuan me pesë automjete dhe 15 zjarrfikës.

Komandanti i Njësisë zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, Vlladimir Simonovski për MIA-n deklaroi se zjarri tek ata është paraqitur në orën 11:20, ndërsa është shuar rreth orës 11:45.

Sipas të gjitha gjasave, zjarri ka shpërthyer nga zgara në restorant, pas çka janë përfshirë oxhaku dhe konstruksioni i kulmit. Është shkaktuar dëm material.

Marketing
Exit mobile version