Ballina Lajme Maqedoni Zjarr në një veturë në qendër të Tetovës

Zjarr në një veturë në qendër të Tetovës

Nuk ka të lënduar në zjarrin në veturë, që ndodhi mbrëmë në qendër të Tetovës. Zjarri është shuar nga zjarrfikësit e Tetovës.

Marketing

“Rreth orës 22 e 50 minuta, në rrugën ‘Marshall Tito’ në Tetovë shpërtheu zjarr në një automjet ‘BMV’ me targa të huaja, të cilën e drejtonte 25 vjeçari A.O. nga Zhelina e Tetovës. Nuk ka të lënduar, ndërsa me intervenim të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse për shkurt kohë ishte shuar”, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë”, Marjan Josifoski.

Pas zjarrit, mbikëqyrje ka bërë ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme.

Exit mobile version