Zjarr në shkollën e mesme të kulturës fizike, nuk ka viktima

Në shkollën shtetërore të kulturës fizike “Metodi Mitevski- Brico” në Shkup sot ka shpërthyer zjarr, i cili siç informojnë për MIA-n nga Brigada zjarrëfikëse të Shkupit, është shuar me sukses dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Marketing

“Kishte tym në hapësirë. Në terren u dërguan 11 zjarrëfikës, respektivisht tre automjete zjarrfikëse si masë parandaluese, por zjarri nuk ka qenë i madh dhe shumë shpejtë u lokalizua” deklaroi komandanti i Brigadës zjarrfikëse në Qytetin e Shkupit, Xvonko Tomeski.

Shkaku për zjarrin do të përcaktohet më tutje.