Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë disa nga barakat në hyrje të fshatit Gërçec të Komunës së Sarajit në Shkup.
Bëhet fjalë për disa shtëpiza në lagjen Çiçino , të cilat banohen kryesisht nga persona të pastrehë. Flakët e zjarrit shkrumbuan disa prej tyre, ku përpos dëmit të madh material nuk kishte për fat të mirë asnjë person të lënduar.
Gjashtë automjete dhe 15 zjarrfikës ndërhynë në terren për të shuar zjarrin që përfshiu barakën prej 500 metra katrorë, në të cilën nuk kishte njerëz.
Nga Brigada Territoriale të Zjarrit në Qytetin e Shkupit konfirmojnë se zjarri ishte raportuar në orën 11:35, ai u lokalizua një orë më vonë dhe u shua plotësisht në orën 7 të mëngjesit. Sot medive nuk ju lejua hyrja deri atje.
“Bëmë perpjekje për të marë informata se si ka ardhur deri te djegja e shtëpizave dhe sa persona banonin aty por nuk morëm asnjë informacion nga personat që ndodhen këtu për momentin”.