Zjarret në Itali/Shkuan të shpëtonin ullishten, vdesin gjyshja dhe nipi

Pas Sicilisë, zjarret tani po djegin zona të mëdha të Kalabrisë në Itali. Në total, sipas Departamentit të Zjarrfikësve, ka 60 shpërthime vetëm në këtë rajon.

Marketing

Dy persona humbën jetën në zonën e San Lorenzos, ndërsa përpiqeshin të shpëtonin ullishten e tyre nga flakët. Është fjala për një grua 54-vjeçare, dhe nipin e saj 30-vjeçar, i cili u përpoq ta ndihmonte.

Flakët janë përhapur në zonat bujqësore përreth fshatrave kryesisht në pjesën e Bovës, Rokudit dhe Kontofurit. Zjarrfikësit dhe Mbrojtja Civile po bëjnë çdo përpjekje, nga toka dhe ajri, për të vënë nën kontroll zjarret.

Kryetari i Reggio Calabrias, Giuseppe Falcomata, kërkoi që zona e tij të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.