Ballina Lajme Botë Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Zjarret në Tenerife të Spanjës, evakuohen mbi 12 mijë njerëz

Mbi 12 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Tenerife pasi shpërthyen zjarret në ishullin Kanaire në Spanjë.

Marketing

Sipas të dhënave të policisë numri i evakuimeve është rritur në 4 mijë e 500 në raportin e së premtes, ndërsa nga zjarret janë prekur 11 zona përveç zonave turistike të cilat janë të kursyera.

Kushtet e përmirësuara kishin parë një rikthim të një “normaliteti të caktuar” në operacionet e shuarjes së zjarrit, thanë zjarrfikësit e Tenerifes në Twitter, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zjarri aktualisht mbulon një sipërfaqe prej rreth rreth 20 mijë e 757 hektarë, sipas autoriteteve lokale

Temperaturat në Evropë filluan të rriten në Gadishullin Iberik këtë fundjavë, duke u përhapur në Evropën Qendrore për pjesën më të madhe të javës së ardhshme.

Exit mobile version