Prej të premtes Kalifornia është duke luftuar me flakët. Një zjarr i madh ka prekur parkun kombëtarë të Yosemites, shtëpia e pemëve më të mëdha në botë. BBC raporton se zjarri ka marrë përmasa më të mëdha që prej nisjes së tij të premten, ndërsa janë 400 zjarrfikës dhe 4 helikopterë që po luftojnë me flakët për ta vënë nën kontroll. 6 000 banorë të zonës janë evakuuar dhe 10 të shtëpi rezultojnë të shkatërruara. Sipas BBC, strehimi i të evakuuarve po kthehet në një shqetësim. Natasha Fouts, një zëdhënëse e ‘CalFire’, tha se zyrtarët presin që ta kontrollojnë zjarrin brenda javës së ardhshme.
Shkalla e zjarrit shënon një fillim ogurzi të sezonit të zjarreve në Kaliforni. Zyrtarët paralajmëruan se një kombinim i thatësirës, ndryshimeve klimatike dhe bimësisë së tepërt po paraqesin sfida të rëndësishme dhe po rrisin shanset që zjarri të përhapet me shpejtësi. Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara po mbytet nga një valë të nxehti dhe paralajmërimet janë për një rritje të mëtejshme të temperaturave. Në qarkun Mariposa, ku ndodhet dhe parku në fjalë, temperaturat arritën në 35.5C dhe pritet të qëndrojnë në atë nivel për ditët në vijim.
Parku Kombëtar Yosemite, i cili shtrihet në veri-lindje të vendit ku po digjet Oak Fire, është shtëpia e disa prej pemëve më të mëdha dhe më të vjetra sekuoja në botë. Druri i kuq u kërcënua nga një tjetër zjarr në fillim të këtij muaji, por zjarrfikësit arritën t’i shpëtonin. Zjarri me të cilën po luftojnë zjarrfikësit prej të premtes shpresohet që të vihet në kontroll gjatë javës së ardhshme.
Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e motit të nxehtë dhe të thatë që ka të ngjarë të nxisë zjarret. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve. Disa qeveri evropiane janë përpjekur të frenojnë dhjetëra zjarre të veçanta që kanë përfshirë kontinentin javët e fundit.