‘Zjarret’, VMRO kërkon përgjegjësi nga Qeveria

VMRO-DPMNE opozitare akuzoi Qeverinë për siç theksojnë “neglizhencën e institucioneve për menaxhimin e këtyre zjarreve” dhe kërkuan dorëheqje dhe shkarkime të personave përgjegjës për këtë.

Marketing

“Me jave të tëra gjysmа е vendit tonë është duke u djegur, ndërsa asnjë nuk vepron dhe nuk merr përgjegjësi për këtë që po ndodh. Zotëri Zaev është koha për dorëheqje dhe shkarkime. Kemi situatë ku si asnjëherë më parë, nuk ka ndodhë që në muajin mars të kemi ma shumë se 500 zjarre të përhapura në vend, zjarre të cilët askush nuk i shuan, nuk ndërmeret asgjë dhe autorët nuk kapen. Shkatrohen pyjet, të mbjellat e qytetarëve, kemi evakuim të banorëve të fshatrave, dhe është çështje kohe kur do të binë edhe viktima”, tha Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut për mes një komunikate ka dënuar ashpër ndezjen e zrarreve në hapësira të hapura dhe informojnë se të gjitha institucionet janë angazhuar dhe po punojnë pët të vënë nën kontrollë këto zjarre.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dënon ndezjen e zjarrit në hapësira të hapura që nxisin zjarre, dhe në të njëjtën kohë ju bën apel institucioneve që në mënyrë të rregullt t’i ndjekin lokacionet në vend me qëllim që të parandalohen zjarret. Personat të cilat do të kapen duke ndezur zjarr në hapësira të hapura dhe nxisin zjarre, do të sanksionohen”, theksohet në komunikatën e Qeverisë duke informuar njëherit se gjatë këtij viti MPB për zjarrvënie ka ngritur tetë padi penale dhe inspektoriatët shetëror për Bujqësi po kryejnë kontrolla të vazhdueshme në terren për parandalimin e zjarreve.

Marketing