Zjarri në Fier, digjen rreth 15 hektarë me pisha e dushqe

Rreth 15 hektarë me pisha, dushk e shkurre, është sipërfaqja e dëmtuar deri tani nga zjarri masiv, i cili përfshiu mesditën e sotme zonën e Peshtanit në Fier.

Marketing

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve nuk është bërë ende i mundur neutralizimi i tyre.

Ndërkohë që terreni i vështirë ka vështirësuar së tepërmi mbajtjen nën kontroll të flakëve, në ndihmë të zjarrfikësve ka mbërritur edhe një helikopter. Ende një sipërfaqe e konsiderueshme vijon të jetë nën pushtetin e flakëve ndërkohë që vetëm helikopteri ende vijon të jetë në zonë.