Ballina Lajme Botë “Zogu është i lirë”, Elon Musk blen “Twitter-in”/ Sa shkel në kompani,...

“Zogu është i lirë”, Elon Musk blen “Twitter-in”/ Sa shkel në kompani, përzë disa nga drejtuesit

Elon Musk është tashmë pronari i ri rrjetit social “Twitter”.

Marketing

Njeriu më i pasur i botës ka përfunduar marrëveshjen, duke blerë platformën e medieve sociale për 44 miliardë dollarë, sipas medieve amerikane dhe një aksioneri të kompanisë.

“Zogu është i lirë“, është tweet-i që Musk shpërndau, duke konfirmuar blerjen.

Biznesmeni ka bërë menjëherë ndryshimet e para, duke pushuar nga puna disa nga drejtuesit e lartë, përfshirë drejtorin Parag Agrawal.

Kështu mbyllet saga e mosmarrëveshjeve mes Musk dhe Twitter-t, para se çështja të shkonte në gjykatë.

Themeluesi i Teslas, një përdorues aktiv i Twitter me më shumë se 100 milionë ndjekës, ofroi fillimisht blerjen e firmës për 54.20 dollarë për aksion në prill. Marrëveshja vlerësonte platformën e medieve sociale në një vlerë rreth 44 miliardë dollarë.

Por ai u tërhoq nga blerja vetëm disa javë më vonë, duke përdorur si argument faktin se numri i llogarive të rreme në platformë ishte më i lartë sesa pretendonte Twitter.

Twitter mohoi akuzat, duke argumentuar se Musk, personi më i pasur në botë, po shqetësohet për çmimin e ofruar. Musk është shprehur se dëshiron që të heqë llogaritë e rreme dhe ta ruajë platformën si një vend për lirinë e shprehjes.

Exit mobile version