Zola: Sarri është i duhuri për Romën, pas Juves dhe Chelseat është përmirësuar shumë

23:48 | 30 Prill 2021

Marketing

Ish-sulmuesi i Chelseat, Gianfranco Zola ka folur për ish-shefin e tij, Maurizio Sarri.

Sarri po lidhet ngushtë me Romën, ku Paulo Fonseca parashihet që të largohet nga klubi, sidomos pas humbjes së rëndë nga Manchester United në kuadër të Europa League, shkruan lajmi.net.

Por, ish-asistenti i Sarrit, Gianfranco Zola mendon se tekniku italian është i duhuri për të drejtuar “Giallorossët’.

“Sarri është një trajner mirë i përgatitur dhe profili ideal për shumë skuadra përfshirë Romën”, tha ai.

“Juventusi e ndihmoi të rritet, por nëse pyetja është se a është Sarri i duhuri, unë them se po!”, përfundoi Gianfranco Zola.

Zola ishte pjesë e Chelseat, si asisten i Sarrit në kohën kur ai ishte në drejtim tek skuadra angleze, Chelsea./Lajmi.net/

Marketing