Zuckerberg censuron Trumpin në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar

Drejtuesi dhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, me anë të një postimi në gjigantin e rrjeteve sociale ka bërë të ditur se llogaritë e Donald Trump në kompanitë që ai ka në zotërim do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për një kohë të pacaktuar.

Marketing

Reagimi i Facebook, vjen në një kohë kur edhe Twitter bllokoi pjesërisht llogarinë e presidentit amerikan, me kushtin që disa postime të tij që konsideroheshin shkelje, të fshiheshin.

Të mërkurën, ndërsa Kapitoli ishte “nën rrethim” presidenti Trump u bënte thirrje turmave nga rrjetet sociale që të ruanin qetësinë, por gjithsesi vijonte të theksonte se zgjedhjet janë vjedhura.

“Për këtë arsye, ne jemi duke zgjatur bllokun që kemi vendosur në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar dhe për të paktën dy javët e ardhshme derisa të përfundojë tranzicioni paqësor i pushtetit.”

Po ashtu, Mark Zuckerberg shprehet se ditën e djeshme, presidenti e përdori platformën e tij për “të nxitur kryengritje të dhunshme kundër një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike.”

Marketing