Zv drejtori i DAP-it me informatë të rëndësishme për qytetarët

Zëvendës drejtori i Drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami me informatë të rëndësishme për shfrytëzuesit e aplikacionit TVSH-ja Ime.

Marketing

Ai në profilin e tij në Facebook shkruan:

🗣Të nderuar shfrytëzues të aplikacionit TVSH-JA IME, mënyra e përparuar e skanimit nga aplikacioni TVSH-JA IME është në dispozicion në Google Playstore.

➡️Shfrytëzuesit e aplikacionit së pari duhet të bëjnë përditësim (update) të TVSH-JA IME në Playstore dhe më pas të kyçen në aplikacionin dhe në pjesën “profili” në dritaren “lloji i barkod skener” të zgjedhin “i përparuar”.
➡️Drejtoria e të Ardhurave Publike gjithashtu informon se në rjedhë është pagesa e pjesës së TVSH-së e shprehur në llogarite fiskale ndaj shfrytëzuesve të cilët kanë skanuar llogaritë fiskale për tremujorin e dytë të vitit 2022, ndërsa çdo shfrytëzues mund ta kontrollojë gjendjen e pagesës së TVSH-JA IME në profilin e tij përdorues në www.epdd.ujp.gov.mk

Marketing