Zv drejtori i DAP-it Selami humb motrën dhe dhëndrin në aksidentin tragjik në Bullgari

Në mesin e viktimave në aksidentin në Bullgari janë edhe motra dhe dhëndri i zv drejtorit të drejtorisë për të ardhura publike Abdulselam Selami.

Marketing

Selami në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Ah motër ma djege shpirtin, mbretëresha ime e madhja😢
Në duart tua u rita, me nënën të zëvendsoja, kshillat e tua sa më ndihmuan në jetë, sa ju gëzoje sukseseve tona, na ike pa u përshëndetur!
Familjarë, miq, shokë në aksidentin që ndodhi në Bulgari të ju njoftoj se në mesin e 45 engjujve ishin edhe motra ime e madhe Fevzija dhe dhëndri im Ibrahimi.
Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi!
Për vorrimin do jeni të informuarë.