Zv/drejtori i ESHPI, Idrizi priti në takim delegacionin nga EUIPO

Me datë 14.12.2021 Zyra për pronësi intelektuale e Bashkimit Europian (EUIPO) filloi orgazimin e një puntorie teknike me shtetet anëtare të CEFTA-s për të vlersuar dhe krijuar një projekt disa vjeçar të financuar nga Bashkimi Europian, më sakte nga EUIPO.

Marketing

Delegacioni nga ana e EUIPO-s vizitoi Entin për pronësi industriale (ESHPI) për të prezentuar dhe diskutuar në këtë temë. Delegacioni u prit nga ana e zv. Drejtorit Blerim Idrizi i cili rikthesoi se ESHPI qëndron pranë ideve të partnëreve ndërkombëtarë të cilat avancojnë proceset dhe të drejtat e pronësise intelektuale. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi bilateral ndërmjet të dy instituioneve do të fokusohet edhe më shumë për të konvegjuar praktikat, dhe mjetet teknike të cilat praktikohen në të gjitha vendet anëtare të EUIPO-s.

ESHPI vlerson se kjo ide është e mirëseardhur për rajonin e Ballkanit perendimor, veçanërisht në kohe kur Qeveria e Maqedonisë Veriore ka nënshkruar marrëveshjen për Ballkanin e hapur.

Me këtë rast zëvendës drejtori Idrizi në shenjë respekti ju dhuroi mysafirëve dhurata dhe shprehu falenderime.