Zv.drejtori Nura pret në takim drejtuesin e KK ‘Kushtrimi’

Sot, në kabinetin e tij në Agjencinë për rini dhe sport, zëvendës drejtori Izmit Nura ka pritur në një takim drejtuesin e klubit të karates ‘Kushtrimi’ nga Hasanbegu i Shkupit, ndërkohë që në këtë takim ai ka premtuar mbështetje për të gjitha klubet e vendit.

Marketing

“2020. Qoft një vit plot suksese. Në ditën e parë të punës prita drejtuesin e klubit të karates “Kushtrimi” nga Hasanbegu. Për mua një emocion i veçantë se klubi mbanë emrin e shokut tim komandant Kushtrimit – Harun Aliut.

Me Irfanin u dakorduam që në muajin Maj të organizojmë një turnir memorial kushtuar Kushtrimit. Duke i uruar Irfanit dhe klubit suksese, më lejoni të ju uroj gjith sportistëve në vend suksese për vitin 2020”, shkruan kështu Nura.

Marketing