Zv kryeministri Bujar Osmani fiton titullin doktor shkence (FOTO)

Familjarë, miq, figura politike, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhes, ai i BE-së Samuel Zhbogar, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, kryeministri Zoran Zaev, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministra e shumë figura publike ishin pjesë e ceremonisë së doktormit të zv kryeministrit për çështje evropiane i cili mbrojti temën e doktoraturës së tij e mbrijti në temën “Korrelacionet molekulare gjenetike të kancerit të zorrës së trashë”.

Marketing

Pas elaborimit të temës nga anëtarët e komisionit, gjegjësisht kryetarin e komisionit prof.dr Zoran Karaxhozov njëherësh edhe mentor, pr.dr.Sasho Panov, po ashtu mentor dhe anëtaret e tjerë dr.Slavço Stojmenski, dr.Gordana Petrusevska dhe prof.dr.Andreja Arsovski, vepra e doktor Osmanit u vlerësua më notë të lartë nga anëtarët e Komisionit dhe kërkuan nga Fakulteti i Mjekësisë që Osmanit t’i jepet titulli “doktor shkence” për mjekësisë klinike.

Doktoratura, sipas Osmanit, në të ardhmen do të ndihmon në zbulimit e hershëm të karcinomit në zorrën e trashë. Doktor Bujar Osmani nga Shkupi më parë në vitin 2004 përfundoi një pjesë të specializimit të tij në Kirurgji hepatobiliopankreatike në Londër të Anglisë, në periudhën 2006-2007, dhe që nga viti 2012 i është dhënë titulli kirurg specialist. Nga viti 2014 është doktorant në Shkollën për studime të doktoratës në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Përvojën e tij si mjek e filloi në vitin 2004 si doktor i mjekësisë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Kirurgjikale “Shën Naum Ohridski” në Shkup. Po atë vit, ai mbajti ligjërata në shkollën e mesme të mjekësisë “Dr.Pançe Karagjozov” në Shkup. Në vitin 2008 u emërua ministër i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë dhe e kryen këtë funksion deri në vitin 2011. Që nga viti 2011 është kirurg specialist në Klinikën Universitare të Kirurgjisë digjestive – Shkup. Nga qershori i vitit 2017 është emëruar zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet evropiane.

Duke u faleminduar të gjithë për pjesmarrjen Osmani mes tjerash ka thënë se:

“Kjo ditë është kurorë e një pune të mundimshme disavjeçare. Shkenca, ndërkaq gjithmonë është përballë sfidave!”

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti tha se Bujar Osmani është shembull se nëse dëshiron diçka në jetë atë mund ta arish vetëm me punë.

“Bujar Osmani është shembull tipik se si mund të arish sukses në të gjitha sferat e jetës. Ai përveç se është një politikan i suksesshëm, me mbrojtjen e temës së doktoraturës dëshmoi se është një mjek i mirë i përkushtuar i cili gjitmon në rend të parë e ka shëndetin e njerëzve“ tha Ahmeti.

Gëzim për doktoraturën e Osmanit shprehu edhe kryeministri Zaev i cili theksoi se Bujar Osmani është njeri i përkushtuar dhe punëtor