Ballina Aktuale Zv/kryeministri i parë Mexhiti në takim me ambasdorin Geer: Rruga jonë drejt...

Zv/kryeministri i parë Mexhiti në takim me ambasdorin Geer: Rruga jonë drejt eurointegrimeve dhe qeverisjes së ndershme dhe korrekte është e percaktuar qartë

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka pritur sot në takim ambasadorin e BE-së në RMV, Sh.T. David Geer. Në takimin që u zhvillua në ambientet e  MMJPH-së, u shtjelluan disa tema aktuale si lufta e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, shteti i së drejtës, ndryshimet kushtetuese dhe sundimi i ligjit. Gjithashtu, në takim u fol rreth stabilitetit të përgjithshëm dhe frymës europiane të Qeverisë së re. Ministri Mexhiti falenderoi ambasadorin Geer për mbështetjen e dhënë në rrugën drejt anëtarësimit në familjen e madhe europiane.

Marketing

Njëkohësisht, diplomati evropian edhe njëherë kumtoi se qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë më të mirën dhe se presin nga Qeveria që të përkushtohet maksimalisht në zbatimin e detyrave të saj.

Ministri Mexhiti falënderoi Delegacionin e BE-së për mbështetjen e deritanishme në realizimin e projekteve kapitale të infrastrukturës, si dhe në proceset për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Në takim u diskutua për statusin e projekteve aktuale dhe sfidat në zbatimin e Programit Operativ Sektorial për Mjedisin Jetësor dhe Veprimin Klimatik në kuadër të IPA II. U evidentuan sfidat dhe u riafirmua përkushtimi personal i ministrit Mexhiti dhe i Qeverisë për tejkalimin e tyre dhe përshpejtimin e proceseve për realizimin e aktiviteteve nga dokumentet programore të BE-së përmes të cilave shfrytëzohen mjetet nga fondet e BE-së.

Për fund, ministri Mexhiti u zotua se do të punojnë me përkushtim maksimal për të dhënë një pasqyrë se si duhet të qeveriset drejtë, pastër dhe me ndershmëri. 

Marketing
Exit mobile version