Zv/kryeshefi i SPB Kumanovë, Xhaferi: Përdorimi dhe shitja e mjeteve piroteknike është e dënueshme

Përdorimi dhe shitja e mjeteve piroteknike është e rrezikshme dhe e dënueshme, apelojmë deri te qytetarët të mos përdorin pushkali Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se edhe këtë vit realizon fushatë parandaluese, me qëllim të informimit të qytetarëve për pasojat e mundshme nga përdorimi i pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike, posaçërisht gjatë festave të fundvitit dhe ato të Krishtlindjeve.

Marketing

MPB-ja po ndërmerr edhe masa represive, me qëllim të sanksionimit të përdorimit të pushkaliqeve dhe mjeteve tjera piroteknike dhe ua bënë me dije qytearëve se dispozitat ligjore në të cilat sanksionohet përdorimi i mjeteve piroteknike dhe shitja e tyre ilegale.

Kështu, Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike në nenin 31 parashikon gjobë në vlerë prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë në denarë për personin i cili në mënyrë të paautorizuar gjuan me armë zjarri, përdor mjete piroteknike ose material të ngjashëm eksploziv ose materiali i cili digjet lehtë, ose në mënyrë të ngashme e prish rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Në pajtim me Kodin Penal, në nenin 396 është paraparë përpunimi i palejuar, mbajtja dhe tregtia me armë ose materie shpërthyese, gjatë së cilës: Ai i cili në mënyrë të paautorizuar përpunon, mban, furnizon ose kryen këmbim me armë zjarri, municion ose materie eksplozive, do të dënohet me burg prej tre deri më dhjetë vite;Nëse lënda nga vepra e paragrafit 1 është sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose materieve eksplozive të cilat për qytetarët janë të ndaluara, kryerësi do të dënohet me më së paku pesë vite burg.

Marketing