Zv/ ministri Hasani: Hapja e NATO qendrës për mbështetje të kompanive, niveli vjetor arrinë 5 miliardë euro

Në Ministrinë e Mbrojtjes sot u hap Qendra për mbështetje të kompanive vendase për pjesëmarrjen e tyre në tenderët për nevojat e Aleancës së NATO-s, të cilat në nivel vjetor arrijnë vlerën deri në 5 miliardë euro.
Zëvendësministri Bashkim Hasani tha se në NATO qendrën kompanite e vendit do të kenë mbështetje jo vetëm administrative por dhe mundësi per aplikim te sukseshem si dhe vendosjen e lidhjeve me gjigantet boterore, të cilat kanë të lidhura kontrata me Aleancen e Veriatlantikut.
Anëtarësimin e vendit ne NATO, duam ta shohim edhe si mundësi për efikasitet të shtuar dhe mendoj se hapja e NATO qendrës, eështë dëshmi shtesë për efikasitet të shtuar edhe të institucioneve tona, ka deklaruar zëvendësministri i Mbrojtjes Hasani, në hapjen që u bë të qendrës së NATOs-në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes.

Marketing