Ballina Lajme Maqedoni Zv/ ministri Hasani: Stërvitja e përbashkët tregon kapacitetet dhe dëshmon besimin që...

Zv/ ministri Hasani: Stërvitja e përbashkët tregon kapacitetet dhe dëshmon besimin që partnerët e NATO-s kanë ndaj vendit tonë

Zëvendësministri i mbrojtjes Bashkim Hasani sot në Poligonin Krivollak ka ndjekur nga afër stërvitjet e përbashkëta, duke theksuar se me kapacitete të shumta dëshmojmë besim tek partnerët e NATO-s.

Marketing

Ja postimi i Hasanit:

Vetëm me trajnime dhe stërvitje të përbashkëta do të sigurojmë pjesëmarrje efikase dhe të përbashkët të ushtarëve profesional dhe oficerëve të trajnuar në operacione për përballje të suksesshme ne sfida komplekse, operacione me të cilat garantohet paqja jonë, por edhe paqja ndërkombëtare.

Poligoni “Krivollak” ofron mundësi të shumta dhe paraqet një vend ku përmes kësaj stërvitjeje zhvillohen dituritë dhe shkathtësitë e kadetëve dhe komandantëve tanë.

Stërvitja e përbashkët 🇲🇰 🇲🇪 tregon kapacitetet tona dhe dëshmon besimin që partnerët e NATO-s kanë në Maqedoninë e Veriut.

Marketing
Exit mobile version