Zv Ministri i Transportit Bekim Rexhepi: Përcaktohet trasa për rrugën Tetov-Prizren

Zv Ministri i Transportit dhe lidhje njeherit edhe Kryetar i komisioni per percaktimin e trasës për rrugën Tetovë-Prizren njofton se Qeveria e RMV sot miratoi vendimin për përcaktimin e trasës për rrugën Tetovë- Prizren.
Si përfundim nga variantet e paraqitura u konstatua se për pjesën fillestare varianti më i përshtatshëm është varianti që fillon në Tetovë kalon nëpër Kodrën e Diellit deri në vendbanimin Veshallë. Pjesa e fundit nga vendbanimi Veshallë deri në pjesën në Kosovë kalon përmes një tuneli me gjatësi prej 6.4 km, prej të cilit afërsisht gjysma është në pjesën e vendit tonë dhe gjysma në R.Kosovës.

Marketing

Realizimin i këtij projekti është me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin ekonomi dhe mardhëniet mes dy vendeve.

Në cilësine e kryetarit të komisionit shpreh falemenderim për kolegët nga Republika e Kosovës për bashkpunimin dhe gadishmërine e tyre për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për të dy vendet.

Marketing