Zv/ministri Nuhiu, takoi dekanin e fakultetit të sigurisë të Sarajevës dhe Shkupit

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Nuhiu ka takuar Dekanin e Fakultetit te Kriminalistikes, Kriminologjise dhe Sigurise te Universitetit te Sarajeves Prof.dr. Nedžad Korajlić dhe Dekanin e Fakultetit te sigurise ne Shkup prof.dr. Naikola Dujovski me të cilat ka biseduar për mbështetje shkencore në sferën e sigurisë.

Marketing

“Në takimin me Dekanin e Fakultetit te Kriminalistikës, Kriminologjisë dhe Sigurisë të Universitetit të Sarajevës Prof.dr. Nedžad Korajlić dhe Dekanin e Fakultetit te sigurisë në Shkup prof.dr. Naikola Dujovski vleresuam vazhdimin e mbështetjes shkencore në rrugëtimin tonë për verifikimin dhe vendosjen e drejtë dhe të plotë nën normat e sistemit juridik të njohurive për faktet, zbulimin e tyre dhe aspektet tjera operative kriminalistike për profilet e ndryshme të krimit”, thuhet në njoftimin nga kabineti i zv/ministrit Nuhiu.

Marketing