Zv/ministri Rexhepi: Korridori 8 bëhet realitet!

Nisën zyrtarisht punimet e pjesës lindore të Korridorit 8, lidhjes hekurudhore Kumanovë – Kriva Pallankë drejt Bullgarisë.Zv/ ministri i transportit dhe lidhjeve Bekim Rexhepi thotë së  po realizohet një ndër projektet madhore kapitale të premtuara para qytetarëve.Projektet e tilla ndihmojnë në rruajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me fqinjët tanë dhe ndihmojnë vendin në rugëtimin drejt antarsimit në familjen e shteteve evropiane- thotë Rexhepi.
Postimi i plotë:
Një pas një po realizojmë projektet madhore kapitale të premtuara para qytetarëve. Sot, në prani edhe të delegacionit nga Republika e Bullgarisë po fillojmë ndërtimin e hekurudhës për pjesën lindore të Korridorit 8, seksioni Kumanovë – Beljakocë – Kriva Pallankë. Faza e parë Kumanovë – Beljakocë (31 km) dhe faza e dyte nga Beljakocë – Kriva Pallankë (36km).
Korridori 8 Pan-Evropian është rrugë kyçe në drejtim të forcimit të lidhjes së rajonit dhe do të krijojë vlerë të madhe të shtuar për zhvillimin e të gjithë rajonit të Ballkanit.
Projektet e tilla ndihmojnë në rruajtjen dhe avancimin e raporteve të mira me fqinjët tanë dhe ndihmojnë vendin në rugëtimin drejt antarsimit në familjen e shteteve evropiane.
<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FZv.Minist%2Fposts%2Fpfbid02MxmPVhfzRkkdP6gVEkuWLSG6m7RuxMxoVPJ3aTokQLLA5QGxRPefpxy9v3XsyDNXl&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”793″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>