Zv.ministrja Elezi: Përmes Operatorit Ekonomik të Autorizuar deri te rritja e konkurrencës në korniza ndërkombëtare

Fitimi i statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar, firmat në bashkësinë ndërkombëtare po bëhen të njohura si partnerë biznesi të besueshëm, theksoi zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi në ngjarjen e sotme, në të cilën drejtoria doganore para komunitetit të biznesit promovoi konceptin për operator ekonomik të autorizuar.

Marketing

-Marrja e statusit të оperatorit еkonomik të аutorizuar përfaqëson certifikimin e kompanive tregtare si partner i besueshëm dhe i sigurtë i drejtorisë doganore dhe një partner i besueshëm dhe i sigurt në zinxhirin furnizues ndërkombëtar dhe rajonal. Nga ana tjetër, krijimi i një koncepti të suksesshëm për оperatorin еkonomik të аutorizuar paraqet sinjal pozitiv që e dergon Republika e Maqedonisë si shtet në komunitetin ndërkombëtar. Pasi të bëheni operator ekonomik i autorizuar, ju bëheni një partner biznesi i besueshëm në bashkësinë ndërkombëtare, që do të thotë përshpejtimin e procedurave doganore dhe lëvizjen e mallrave përtej kufijve në Rajon dhe BE, theksoi zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi.

Ministria e Financave do të vazhdojë të zbatojë reformat në këtë sektor, si dhe në investimin dhe mbështetjen profesionale të të punësuarve doganor dhe te drejtorise doganore. Vetëm së bashku do të jemi në gjendje t’i përgjigjemi sfidave të reja si rezultat i globalizimit të shpejtë tregëtisë dhe sistemeve financiare, që imponojnë pritje te reja për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe komunitetin më të gjerë në luftën kundër flukseve të paligjshme financiare, krimit të organizuar dhe evazionit fiskal-theksoi Elezi.

Zëvendës ministri i financave Shiret Elezi para të pranishëm, shprehu dhe Falemnderim ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes USAID-it që ka kontribuar në përforcimin e kapaciteteve institucionale përmes projekteve të shumta gjatë këtyre tre dekadave ku janë shpenzuar mbi 610 miljon dollarë.

Edhe ky eveniment sot i organizuar me Doganat e RM është në suaza të Projektit të USAID-it për zhvillim ekonomik regjional REG.

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasovski, theksoi se OEO është një aktivitet kyç i parashikuar në planin shumëvjeçar të integrimin ekonomik rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor të miratuar në Samitin e Triestes. Poashtu ai u kërkoi kompanive të fitojnë statusin e operatorit ekonomik të autorizuar në mënyrë që të jenë në gjendje të kyqen në zinxhirët e furnizimit rajonal në kuadër të CEFTA dhe të shfrytëzojn nga përfitimet dhe përparësit.

Edvard Gonazalez, drejtor i Zyrës për Zhvillim të USAID-it, shprehu bindjen se procedurat ndërkufitare më të thjeshta, më të shpejta dhe më të lira, që u ofrohen këtyre kompanive nga statusi i OEO, do t’u siguronin një avantazh konkurrues dhe do të hapnin mundësi të reja biznesi.