Ballina Lajme Kosovë Zv/ministrja Zekolli pritet nga Ardita Sinani, në fokus hapja e vendkalimit kufitar...

Zv/ministrja Zekolli pritet nga Ardita Sinani, në fokus hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani sot ka takuar Zv/ministren e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli.

Në fokus të takimit ishte hapja e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Marketing

“E shoqëruar nga këshilltaret e Kuvendit Komunal të Preshevës, Drita Ramizi, Fjolla Ibishi Ramadani, Melihate Ajvazi, Baftije Miftari si dhe doktoresha e aktivistja, doktoreshë Xhejlane Ferati, mirëprita znj. Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit dhe Lidhjeve 🚆, si dhe znj. Elfete Ismaili, zëvendësministre e Mbrojtjes në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut .🚍🤝

Në takim, po ashtu morën pjesë edhe deputetet shqiptare në Kuvendin Republikan të Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Beqiri dhe Imërlije Saliu.🇲🇰

Për Luginën e Preshevës në përgjithësi dhe për Komunën e Preshevës në veçanti, koordinimi dhe bashkërendimi me përfaqësuesit institucional shqiptarë të Maqedonisë së Veriut është i një rëndësie jetike, marrë parasysh lidhjen emocionale dhe ndërkufitare që ekziston mes nesh 🤝.

Në fokus të takimit ishte prioriteti për hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc – Llojan, si një urë lidhëse dhe një mundësi për zhvillimin ekonomik të rajonit tonë 🌉, duke mundësuar lëvizjen e lirë të banorëve të kësaj treve 🛤️.

Po ashtu, temë e takimit ishte nevoja për bashkëpunim sa i përket projekteve për sanimin dhe pastrimin e deponive të egra 🚮, si dhe instalimi i paneleve solare në institucionet publike 🌞.

Një tjetër temë që na bashkon me komunat shqiptare përtej kufirit është edhe mundësia për zhvillimin e turizmit malor 🏞️, përmes krijimit të shtigjeve të hiking-ut dhe investimit në infrastrukturën turistike 🛤️.

Zv. Ministrja Zekolli propozoi organizimin e një Konference mbarëkombëtare për forcimin e gruas dhe rolin e saj në ekonomi dhe vendimmarrje 👩‍💼. Sepse është dëshmuar çdo herë që një grua buxhetin e institucionit e trajton me kujdesin e buxhetit familjar 💼.

Presim që rezultatet e këtij takimi të jenë të prekshme në një të ardhme të afërt, duke forcuar lidhjet tona institucionale e vëllazërore 🤝, si dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë 🏡.”, ka shkruar Ardita Sinani.

Marketing
Exit mobile version