Zv/ ministrja Zekolli- Shaqiri: Transporti rrugor, një hallkë e rëndësishme në zinxhirin ekonomik të shtetit

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, sot mori pjesë në takimin tradicional me transportuesit, tëorganizuar nga asociacioni MAKAM – TRANS.

Marketing

Zëvendësministrja, në fjalimin e saj para transportuesve, theksoi rëndësinë e madhe që ka transporti rrugor për zhvillimin e ekonomisë së shtetit. Ajo gjithashtu shtoi se Ministria e Transportit këtë vit ka futur një sistem të ri për shpërndarjen e lejeve CEMT.  “Për ne si Qeveri dhe si Ministri, zhvillimi i këtij sektori, zhvillimi i kompanive tuaja dhe ruajtja e vendeve të punësjanë shumë të   rëndësishme për ruajtjen e stabilitetitekonomik, dhe për këtë arsye ndërmarrim iniciativa dheaktivitete për të siguruar një transport të pandërprerë dhe tëvazhdueshëm. Ju tashmë e dini se ministria ka zhvilluar njësistem të ri shpërndarjeje, i cili është më efikas, i avancuarnga ai i mëparshmi dhe është një sistem që për herë të parëështë interoperabil dhe i lidhur me Agjencinë e Punësimit dhe Regjistrin Qendror. Do të shfrytëzoja rastin të informoj edhepër numrin e lejeve të transportit për vitin e ardhshëm, për tëcilat e di se interesi është i madh. Për vitin 2025 kemi njërritje të numrit të lejeve, duke pasur në dispozicion 1.750 lejevjetore CEMT, që janë 70 leje më shumë se këtë vit. Sa i përket lejeve mujore, për vitin 2025 kemi në dispozicion 2.736 leje mujore CEMT, dhe për EURO 5 kemi 720 leje, ndërsapër EURO 6 kemi 2.016 leje” – theksoi zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.

Ajo, para transportuesve, njoftoi se ministria edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me negociata me disashtete për rritjen e kuotave të lejeve. 

Marketing