Zvicër, vriten dy shtetas të RMV-së!

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë gjetur të vrarë në Zvicër. Bëhet fjalë për Naum Kolev – 47 vjeç dhe djalin e tij Done – 23 vjeç, nga Strumica.

Marketing

Trupat e tyre u gjetën dje në një fermë kuajsh në Fribourg. Policia ka thënë se ata janë vranë me armë zjarri.

Familja Kolevi jetoi në Zvicër për rreth pesëmbëdhjetë vjetësh dhe konsiderohej si një familje paqësore dhe punëtore.

Sipas banorëve të Strumicës, babë e birë u larguan nga shtëpia e tyre të martën në mbrëmje për të tërhequr paratë e tyre për të blerë makineri bujqësore. Sipas mediave zvicerane, një burrë 30 vjeç u dyshua për vrasjen dhe i njëjti u arrestua nga policia.

Marketing