Ballina Aktuale Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”

Zvicra ka triumfuar në festivalin evropian të këngës “Eurovision 2024”

Nemo me këngën e tij “The Code” ka arritur t’i fitoj votat maksimale të publikut dhe të jurive nga shumica e shteteve pjesëmarrëse.

Marketing

Interpretimi i këngëtarit helvetian u zgjodh më i miri në konkurrencën prej 25 përfaqësuesve të shteteve të ndryshme që performuan në finale të Eurosongut.

Vendin e dytë e fitoi Kroacia, ndërsa në të tretin u rendit Ukraina.

Nemo dominoi dukshëm në votat e jurisë, ndërsa pozita e parë nuk iu lëkund as nga votat e publikut.

Pasi u rendit në vendin e parë, Nemo u shpreh se “shpreson që kjo garë të vazhdojë të përmbushë premtimin për të mbrojtur dinjitetin dhe paqen për të gjithë njerëzit në botë”

Kuse, Shqipëria u përfaqësua këtë vit nga Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, e cila performoi në natën e dytë gjysmë finale, por nuk arriti të shkojë në finale.

Exit mobile version