Zvicra nuk i bën ballë Belgjikës

Belgjika ka shënuar fitore me rezultatin 2-1 ndaj Zvicrës në kuadër të Ligës së Kombeve, që u zhvillua të premten në Bruksel.

Marketing

Zvicra e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit tentoi disa herë që të marrë rezultat të mirë në këtë ndeshje, mirëpo Romelu Lukaku nuk e lejoji këtë gjë me dy golat e tij, shkruan Gazeta Express.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje kapiten për Zvicrën ishte Granit Xhaka.
Pjesa e parë ishte pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan tri gola.

Belgjika kaloi në avantazh ndaj Zvicrës me anët të Romelu Lukakut në minutën e 58’ të takimit.

Zvicra arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 76’ me anë të Mario Gavranovic. Xherdan Shaqiri harkoi një top të mrekullueshëm nga gjuajtja e lirë.

Romelu Lukau nuk vonoi shumë, dhe shënoi golin e tij të dytë personal dhe të fitores për Kombëtaren e tij në minutën e 85’.

Belgjika me këtë fitore e mbanë vendin e parë me 6 pikë, ndërsa Zvicra mbetet në kuotën e tri pikëve në vendin e dytë, ndërsa në të tretin është Islanda me 0 pikë.

Në ndeshjet e kthimit, Zvicra do të përballet me Islandën më 15 tetor, kurse një muaj më vonë Belgjika luan po ashtu kundër Islandës.