Zvillimi dhe mbështetja financiare në fokus të takimit Selami-Arifi

Zëvendës Drejtori i agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Abdul Selam Selami pati takim me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Marketing

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar projektet e mundshme në rajonin e Tetovës.

Përveç Zëvendësdrejtorit i pranishëm ishte edhe sekretari shtetëror nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Nefruz Qeliku dhe Drejtorit të rajonit planor të Pollogut.

Zëvendësdrejtori theksoi se përmes njësive të vetëqeverisjes lokale dhe përmes Programit për Zhvillim Rural, sigurohet një jetë më cilësore për qytetarët përmes masave:

Masa 321, mjetet mund të përdoren për të lidhur rrugët rajonale dhe regjionale me gjatësi nga 5 deri 7 km, ndërtimi i ujësjellsave dhe kanalizimeve, ndërtimin dhe rehabilitimin e qendrave kulturore rinore, tregje për kafshë dhe të tjera.

Masa 322, mjetet mund të përdoren për rindërtimin ose ndërtimin e rrugëve nëpër fshatra, përpunimin e planeve të detajuara urbane, rindërtimin ose ndërtimin e shesheve.

Masa 323, me këto mjete mund të ndërtohen rrugë për të lidhur me objektet kulturore, ose me rëndësi për jetën e qytetarëve si dhe lidhje infrastrukturore me objektet e trashëgimisë kulturore, rregullimin e zonave të piknikut, dhe gjelbërimin e zonave përgjatë liqeneve natyrore apo rrugëve në zonat rurale.

Kryetarja Arifi falëmenderoi për bashkëpunimin e deritanishëm me Agjencinë dhe theksoi se në të ardhmen pret që të rritet bashkpunimi në mes Agjencisë dhe Komunës.

Marketing