Në 82 vendvotime të shpërndara në 28 komisione komunale zgjedhore votuesit e regjistruar nuk do të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në vendbanimin e tyre. Megjithatë nga KSHZ thonë se këta votues të drejtën e tyre demokratike do të mund ta realizojnë në vendvotimin më të afërt që nuk është më larg se 3 kilometra nga vendbanimi i tyre.
Për këtë vendim, KSHZ ka për detyrë t’i informojë këta votues se nuk mund ta realizojnë të drejtën e tyre në vendbanimin e tyre. Nga KSHZ thonë se në secilin proces zgjedhorë, rritet numri i vendvotimeve në të cilat nuk plotësohet minimumi ligjor prej 10 votuesve që të zbatohet procesi zgjedhor.