Ballina Sport Zyrtare: Alex Iwobi kalon te Evertoni

Zyrtare: Alex Iwobi kalon te Evertoni

Alex Iwobi ka nënshkruar me Evertonin nga Arsenali, duke nënshkruar për pesë vite deri të qershorit 2024.

Marketing

Sulmuesi 23-vjeçar është nënshkrimi i shtatë dhe i fundit i klubit, pas portierit Jonas Lössl, pastaj Djibril Sidibe, Andre Gomes, Fabian Delph, Jean-Philippe Gbamin dhe Moise Kean.

Lojtari i ka 36 ndeshje me Nigerinë dhe ka dal nga akademia e Arsenalit.


“Alex ishte një nga synimet tona kryesore për këtë dritare dhe besoj se ai është një nënshkrim fantastik për Evertonin”.

“Ai është një mesfushor sulmues dhe i aftë që punon gjithmonë shumë për ekipin e tij”.

“Ai është ende i ri, por tashmë me shumë përvojë – 100 ndeshje në Ligën Premier”, ka thënë trajneri i Evertonit, Marco Silva.

Iwobi luajti 149 ndeshje për Arsenalin, duke shënuar 15 gola dhe duke kontribuar në 42 gola tjera.

Exit mobile version