“Dua të ndaj me miqtë e ‘Facebook’ këtë iniciativë time të re. Eksperiencat e maturuara, fillimisht si futbollist e më pas si trajner, do të doja që të mund të ndihmojnë të rinjtë e shumtë që ëndërrojnë të bëhen futbollistë”, citon De Biasi në postimin e publikuar në profilin e tij në “Facebook”.
“Për këtë motiv krijova ‘Italia Football Talent’, një shkollë futbolli lëvizëse, me qëllimin për të zbavitur dhe për të rritur të rinjtë”, përfundon njoftimi i trajnerit që udhëhoqi Shqipërinë në atë kualifikim historik në “Euro 2016”.