Endrit Krasniqi është lojtari më i ri i klubit të Tetovës Shkëndija.
Mesfushori 28 vjeçar kalon nga skuadra e Prishtinës dhe firmos me ‘kuqezinjtë’ deri në verën e vitit 2025.
28 vjeçari transferohet nga rradhët e Prishtinës dhe me Shkëndijen ka firmosur kontratë 2 vjeçare. Futbollisti me sukses kaloi ekzaminimet mjekësore, pas çka edhe zyrtarisht konfirmohet si anëtar i ri i Shkëndijës.
„Për Shkëndijën nuk duhet shumë të flitet, është një ndër klubet më të mëdhaja shqiptare dhe shpresoj që të kemi një sezon fantastik dhe të bëjmë gjëra të mëdha. Dihet se Shkëndija organizimin e ka në nivel tjetër në raport me klubet tjera, kështu që neve që punojmë për këtë klub na mbetet të japim maksimumin dhe të arrijmë atë që klubi e ka planifikuar në fillim të sezonit. I detyrohem këtij klubi për besimin e treguar dhe duhet të jap maksimumin që të arrijmë ato objektiva që i kemi,“ është shprehur mes tjerash Endrit Krasniqi pasi firmosi kontratën dy vjeçare në prani të drejtorit sportiv, Harun Isa-s.
28-vjeçari ishte pjesë e Prishtinës edhe vite më parë, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Drita.