ZYRTARE: Ernest Gjoka largohet nga Shkëndija

KF Shkëndija ka bërë të ditur që ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka.

Marketing

Skuadra nga Maqedonia e Veriut, KF Shkëndija ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ernest Gjoka pas eliminimit nga kualifikimet e Europa Conference League.

Shkëndija u mposht nga skuadra e Letonisë, Riga FC në shtëpi më rezultatin 0-1, dhe ky rezultat duket se ka ndikuar në këtë vendim.

“KF Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Kryesia dhe tekniku tiranas me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dyja palëve”, deklaroi KF Shkëndija.

Marketing