Zyrtare: Gattuso e konfirmon largimin nga Milani

Gennaro Gattuso ka zbuluar se e ka marrë vendimin për t’u larguar nga pozita e trajnerit të Milanit. Ai shtoi se e shqyrtoi thellë këtë vendim, që ishte mjaft i dhimbshëm.
Vendimi i Gennaro Gattusos për t’u larguar nga Milani vjen pasi kuqezinjtë dështuan të kualifikohen në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, përderisa thuhet se ai është duke dhënë dorëheqje edhe nga shumica e pagës së tij, transmeton Gazeta Express.

Marketing

“Vendimi për t’u larguar nga stoli i Milanit nuk është i lehtë, por është një vendim që e kam marrë”, ka thënë Gattuso për La Repubblican.

“Nuk kishte një moment të caktuar kur unë e mora këtë vendim, por kjo vjen si rezultat i 18 muajve si trajneri i një skuadre, që për mua, nuk do të jetë kurrë si të tjerat”.
“Këta muaj i kam përjetuar me një pasion të mrekullueshëm. Janë muaj të paharrueshëm për mua. Është një vendim i dhimbshëm, por është vendim i marrë pas një shqyrtimi të gjatë”.

Ish-mesfushori legjendar i Milanit erdhi në pozitën e trajnerit pas Vincenzo Montellas, në nëntor të vitit 2017. Ai i fitoi 40 ndeshje, i barazoi 22 dhe i humbi 20 në 82 ndeshjet në San Siro.

Marketing