ZYRTARE: Jamesio Rhine transferohet tek KB New Basket

19:40 | 7 Maj 2021

Marketing

Klubi nga Liga e Parë e Kosovës, New Basket sapo kanë njoftuar për transferimin e ri.

Fjala bëhet për amerikanin, Jamesio Rhine, i cili do të jetë në skuadër që nga fillimi i sezonit 2021/2022, transmeton lajmi.net.

Rhine është 23 vjeçar dhe ka një gjatësi prej 203 cm dhe zakonisht luan në pozitat, Qendër dhe Sulm.

Ai kishte një mesatare prej 7.9 pikësh dhe 5.9 kërcime në sezonin e fundit ku ishte pjesë e skuadrës, Tenesee Wesleyan.

Me anë të këtij transferimi, skuadra e New Basket tregon hapur ambiciet për të qenë një nga pretendentet kryesore për promovim në Superligë./Lajmi.net/