ZYRTARE: KF Llapi transferon Alef Firmino Dos Anjos

12:14 | 3 Maj 2021

Marketing

KF Llapi ka bërë zyrtar transferimin e brazilianit, Dos Anjos.

KF Llapi ka transferuar futbollistin brazilian, Alef Firmino Dos Anjos, transmeton lajmi.net.

Dos Anjos luan pozitën e qendërsulmuesit dhe është 23 vjeçar nga Sao Pulo, qytet i Brazilit.

Braziliani ishte bashkuar me skuadrën në muajin prill, ku kishte bindur drejtuesit llapjan për transferimin e tij, ai nënshkroi kontratë tre vjepare me Llapin.

Ai së fundmi ishte pjesë e Ligës së Dytë të Kroacisë tek skuadra e NK Dubrava ZG, kurse performancat më të mira i kishte sa ishte pjesë e skuadrës, NK Nasice, ku për 26 ndeshje kishte arritur shifrë e 20 golave dhe 8 asistimeve gjatë edicionit 2019/20./Lajmi.net/

Marketing