Zyrtare: Kjo është skuadra e Liverpoolit për finalen e Ligës së Kampionëve

Jurgen Klopp i ka thirrur 24 futbollistë për të udhëtuar drejt Kievit për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit të shtunën në mbrëmje.

Marketing

“Të kuqtë” do të nisen drejt Kievit sot pasdite, për ta nisur fazën finale të përgatitjeve para finales, transmeton Gazeta Express.

I ftuar është edhe Emre Can, i cili mendohet se do t’i bashkohet Juventusit shumë shpejt dhe nuk ka luajtur që prej muajit mars për shkak të problemit me shpinë.
Kjo është lista e plotë e të ftuarve nga Klopp.

Karius, Clyne, Van Dijk, Wijnaldum, Lovren, Milner, Firmino, Salah, Henderson, Klavan, Moreno, Mane, Lallana, Mignolet, Can, Robertson, Ings, Solanke, Phillips, Jones, Ward, Woodburn, Camacho, Alexander-Arnold.