Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka njoftuar se do të rikthehet në ring këtë vit në muajin korrik.
Marku përmes llogarisë zyrtare në facebook ka njoftuar se do të rikthehet në korrik, raporton lajmi.net.
“Mezi pres që t’ia sjellë tifozëve të mi triumfin. Në korrik do të rikthehem në ring”, ka shkruar në rrjetet sociale boksieri shqiptar
Meçi i fundit për Markun ishte ai ndaj Rylan Charlon, të cilin e mposhti me nokaut.