18:58 | 4 Maj 2021
18:58 | 4 Maj 2021
Ndeshja mes Ponte Prizrenit dhe Pejës është pezulluar pas përleshjes që ka ndodhur në përfundimin e pjesës së parë.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të pezullojë këtë ndeshje, pasi ka pasur një përleshje të madhe mes stafit, lojtarëve dhe disa zyrtarë të të dyja skuadrave, ka raportuar asistionline, përcjell lajmi.net.
Shumë shpejt FBK do të dalë edhe me një konfirmim zyrtar për pezullimin e kësaj ndeshje.
Seria gjysëmfinale mes dy skuadrave është 2-2 dhe fituesi kualifikohet në finale./Lajmi.net/